Super ndeshje – fituan Lakers, Boston dhe Atlanta

Basketboll

Super ndeshje – fituan Lakers, Boston dhe Atlanta

Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 12:28
Super ndeshje – fituan Lakers, Boston dhe Atlanta

Gjashtë ndeshje interesante në kampionatin elitar të basketbollit, atë amerikan NBA.

Si çdo mbrëmje edhe mbrëmja e së martës ka dhuruar ndeshje interesante për tifozët e basketbollit.

Padyshim se njëra nga to ishte ajo në mes të Charlotte dhe Indiana Pacers, të cilët e fituan Hornets me rezultat 122:120 pas vazhdimeve.

LA Lakers vazhduan serinë e mirë të fitoreve pasi mposhtën Chicago Bulls me rezultat 118:112 dhe tani prijnë konferencën perëndimore.

Fitore shënuan edhe Boston Celtics ndaj Cleveland Cavaliers 119:113 dhe Atlanta Hawks ndaj San Antonio Spurs me rezultat 108:100.

Në dy takimet tjera, Oklahoma City Thunder mposhti 102:94 Orlando Magic, ndërsa Miami Heat u mposht 109:89 nga Denver Nuggets.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat