Sigal Prishtina pësoi humbje të thellë në Letoni

Basketboll

Sigal Prishtina pësoi humbje të thellë në Letoni

Nga: Kemajl Goca Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 19:40
Sigal Prishtina pësoi humbje të thellë në Letoni

Kampioni i Kosovës, Sigal Prishtina, pësoi humbje të thellë në udhëtim me rezultat 104:84 (29:20, 27:33, 21:7, 27:24) nga Ventspils, në ndeshjen e xhiros së tretë të grupit C të FIBA EuroCup  në basketboll.

Për Ventspils është fitorja e tretë, ndërsa Prishtina pas një fitoreje ka pësuar humbjen e dytë rresht.

Rzan Luther shënoi 18 pikë, i ndihmuar nga Timpthz Neopcartes Shorts II me 18 pikë, Maris Gulbis 17 etj. të cilët ishin me efikasit dhe me të merituarit për fitoren e Ventspilsit. Në radhët e Prishtinës u dalluan Dardan Berisha e Divine Myles, secili realizoi nga 21 pikë.

Prishtina nuk e pati ditën e vet megjithëse luftuan deri në pikën e fundit, por assesi që ta shmangin humbjen e thellë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat