Rockets shkatërrojnë Warriorsat

Basketboll

Rockets shkatërrojnë Warriorsat

Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 11:30
Rockets shkatërrojnë Warriorsat

U zhvilluan plot nëntë ndeshje në NBA, por vëmendjen kryesore e tërhiqte përballja e “Toyota Center”, ku Houston Rockets shkatërruan 129-112 Golden State Warriors. E kush tjetër veç James Harden do të rrëmbente skenën, me plot 36 pikë e 13 asiste.

“Mjekroshi” i famshëm i NBA pati gjithashtu ndihmën e PJ Tucker me 11 pikë e 11 “rebound”, që u shtohen edhe 19 pikë e 16 rikuperime të Clint Capelas. Në mungesë të Stephen Curry-t, që do të qëndrojë për një kohë të gjatë në infermieri, pas ndërhyrjes në dorë, mori iniciativën në radhët e Warriors Alec Burks, që e mbylli takimin me 28 pikë.

Shumë e luftuar përballja mes Dallas Maverick e Orlando Magic, por festa në fund ishte për vendasit, që triumfuan me vetëm një pikë diferencë, 107-106. Vazhdon të magjepse Luka Doncic, i cili rezultoi më i miri mbi parket me 27 pikë, 7 asiste dhe 7 “rebound”.

Një tjetër ndeshje e madhe e mbrëmjes ishte ajo mes Los Angeles Clippers dhe Milwaukee Bucks, e zhvilluar  në “Staples Center”, ku spikati me plot 38 pikë, 16  “rebound” e 9 asiste i zakonshmi Giannis Antetokounmpo. Për të zotët e shtëpisë, në mungesë të Kawhi Leonard, shënuan nga 34 pikë secili Montrezi Harrell dhe Lou Williams, por që rezultuan të pamjaftueshme për të shmangur humbjen.

Ndërkohë Toronto Raptors, kampionët në fuqi të NBA, mposhtën Sacramento Kings me 24 pikë Kyle Lowry dhe 23 pikë plus 13 “rebound” të Pascal Siakam.

Rezultatet:

Detroit Pistons-New York Knicks 122-102

Indiana Pacers-Washington Wizards 121-106

Houston Rockets-Golden State Warriors 129-112

Atlanta Hawks-Chicago Bulls 93-113

Toronto Raptors-Sacramento Kings 124-120

Memphis Grizzlies-Minnesota Timberwolves 137-121

Dallas Mavericks-Orlando Magic 107-106

Utah Jazz-Philadelphia 76ers 106-104

Los Angeles Clippers-Milwaukee Bucks 124-129

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat