Çereku i tretë fatal për kryeqytetasit, Rahoveci vazhdon “çmendurinë”

Basketboll

Çereku i tretë fatal për kryeqytetasit, Rahoveci vazhdon “çmendurinë”

Më: 9 nëntor 2019 Në ora: 21:06
Pamje nga ndeshja

Ka përfunduar para pak çastesh derbi i javës së nëntë të elitës së basketbollit.

Nënkampioni aktual kosovar, Rahoveci ka shënuar fitore të madhe si mysafir i Prishtinës, të cilën e mposhti për herë të dytë këtë vit, kësaj radhe 87-94 (27-23, 32-20, 8-28 dhe 20-23).

Kampionët aktual kosovarë e nisën më mirë sfidën, por çereku i tretë doli të jetë fatal për kryeqytetasit, me “Vreshtarët” që vazhdojnë formën fenomenale këtë edicion, me vetëm një humbje.

Për Prishtinën ndërkaq, kjo është humbja e tretë, ku dy herë mposhtet nga Rahoveci e një herë nga Bashkimi.

Skuadra nga “Mizahir Isma” në anën tjetër, me sot shpall kandidaturën e plotë për titull, madje duke u llogaritur edhe favoriti kryesor.

Pas pak do të vijmë me informata shtesë nga ky duel dhe jo vetëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat