Prishtina suspendon Dardan Berishën e Edmond Azemin

Basketboll

Prishtina suspendon Dardan Berishën e Edmond Azemin

Më: 9 nëntor 2019 Në ora: 22:00
Edmond Azemi dhe Dardan Berisha

Edmond Azemi dhe Dardan Berisha kanë turpëruar skuadrën e Prishtinës në basketboll.

Kapiteni dhe zëvendës kapiteni i Prishtinës kanë pasur një konflikt mes vete, në parket, në ndeshjen kundër Rahovecit.

Basketbollistët janë fjalosur me njëri tjetrin, e menjëherë pas këtyre sjelljeve jo të hijshme, ka ardhur edhe reagimi i KB Prishtina.

KB Prishtina njofton se të dy lojtarët janë suspenduar. Më poshtë njoftimin e plotë.

Njoftim!

Pas gjesteve dhe veprimeve të pahijshme dhe të pa tolerueshme të Kapitenit dhe zv.kapitenit Edmond Azemi dhe Dardan Berisha pas kacafytjeve ndërmjet tyre, klubi ka vendosur që ti suspendojë nga ekipi që të dy.

Imazhin e klubit Prishtina nuk guxon dhe nuk mund ta dëmtojë asnjë individ pavarësisht kontributit të tyre në klub!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat