Harden merr flakë në Chicago, i siguron Houstonit fitoren e radhës

Basketboll

Harden merr flakë në Chicago, i siguron Houstonit fitoren e radhës

Më: 10 nëntor 2019 Në ora: 08:36
James Harden

James Harden ishte i papërmbajtshëm në ndeshjen e luajtur kundër Chicago Bulls.

Rockets kanë regjistruar një fitore me rezultatin 117 – 94, falë edhe performancës spektakolare të ‘Beard’.

Ylli i Rockets regjistroi shifra mahnitëse prej 42 pikëve, 10 kërcimeve dhe 9 asistimeve, duke iu afruar shumë ‘Triple – double’.

Harden u ndihmua edhe nga shoku i skuadrës, Russell Westbrook, i cili shtoi 26 pikë dhe 7 kërcime.

Dominues në parket ishte edhe Capela, duke kontribuuar me 16 pikë e 20 kërcime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat