Pas skandalit te Prishtina

Basketboll

Pas skandalit te Prishtina

Më: 10 nëntor 2019 Në ora: 14:43
Dardan Berisha

Te KB Sigal Prishtina ka plasur një “bombë”, pasi janë përleshur ikona e klubit, Edmond Azemi me basketbollistin e njohur, Dardan Berishën.

Klubi i ka suspenduar dy lojtarët.

“Pas gjesteve dhe veprimeve të pahijshme dhe të pa tolerueshme të Kapitenit dhe zv.kapitenit Edmond Azemi dhe Dardan Berisha pas kacafytjeve ndërmjet tyre, klubi ka vendosur që ti suspendojë nga ekipi që të dy.

Imazhin e klubit Prishtina nuk guxon dhe nuk mund ta dëmtojë asnjë individ pavarësisht kontributit të tyre në klub”, njofton Prishtina.

E në faqe të ndryshme në rrjetet sociale, tifozët e Pejës kanë filluar një fushatë për rikthimin e Dardanit në skuadrën nga qyteti i tij.

“Ringjallja” e Pejës sivjet ka bërë që tifozët pejanë të kërkojnë që Berisha të veshë përsëri fanellën verdhezi.

Me Berishën në parket, Peja e ka fituar titullin e fundit në elitën e basketbollit vendor para disa vjetësh.

Në njoftimin e klubit prishtinas, disa prej komentuesve e kanë mbështetur Edmond Azemin.

Ata e konsiderojnë Azemin si ikonë të klubit.

Prishtina nuk ka treguar detaje tjera por zhvillime të jashtëzakonshme priten në ditët në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat