Peja mposhtet nga Ponte Prizreni

Basketboll

Peja mposhtet nga Ponte Prizreni

Më: 10 nëntor 2019 Në ora: 19:35
Peja mposhtet nga Ponte Prizreni

Në një ndeshje shumë interesante, Peja është mundur në shtëpi nga Ponte Prizreni me rezultat 95:99 (23:19, 22:22, 28:28, 22:30).

Vendësit e kanë nisur më mirë ndeshjen, duke e fituar çerekun e parë 23:19. Perioda e dytë dhe e tretë ishin tërësisht të barabartë, 22:22 dhe 28:28.

Periudha e fundit ka përcaktuar edhe fituesin e kësaj përballje. Në këtë pjesë mysafirët ishin më të mirë 22:30, duke fituar në fund me katër pikë dallim, 95:99.

Henrik Sirko ishte më i dalluari te Peja me 26 pikë, tetë kërcime dhe shtatë asistime, kurse pikë dyshifore shënuan Jordan Martin 14, Arbër Berisha 13, Albin Berisha 13 dhe Malcolm Armstead me 11 pikë e 10 asistime.

Te Ponte Prizreni dukshëm më i miri ishte Elliott Cole me 32 pikë, gjashtë kërcime dhe pesë asistime.

Tashmë Peja ka katër fitore dhe pesë humbje, kurse Ponte Prizreni pesë fitore dhe katër humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat