Kosova do të marrë pjesë me dy ekipe

Basketboll

Kosova do të marrë pjesë me dy ekipe

Më: 12 nëntor 2019 Në ora: 10:18
Kosova do të marrë pjesë me dy ekipe

Sekretarja e Përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Elvira Dushku dhe Drejtori i Përfaqësueseve të Kosovës, Granit Rugova më 10 dhe 11 Dhjetor 2019 do ta përfaqësojnë Kosovën në shortin për Përfaqësueset e Reja dhe në Punëtorinë që organizohet për organizatorët e Kampionateve Evropiane.

Shorti dhe Punëtoria do të organizohen në Freising të Gjermanisë nga FIBA.

Federata e Basketbollit e Kosovës në vitin 2020 do të marrë pjesë me 5 Përfaqësuese të Reja në FIBA Kampionate Evropiane, ndërsa në shortin në Freising, të gjitha ekipet tona përfaqësuese do ti kuptojnë kundërshtarët e tyre.

Duhet theksuar se Bordi i FIBA Evropës së fundi ia ka besuar FBK-së, FIBA U16 Kampionati Evropian, Divizioni C.

Ky është Kampionati Evropian, i treti radhazi që FIBA ia beson FBK-së, ku së pari ia pati besuar FIBA U18 Kampionatin Evropian, Divizioni C, dhe më pas FIBA U20 Kampionati Evropian, Divizioni B – Femrat, dhe tani së fundit edhe U16, Divizioni C.

FIBA U16 Kampionati Evropian, Divizioni C do të mbahet prej 12 deri më 19 Korrik 2020 në Prishtinë dhe do të marrin pjesë 11 shtete: Kosova, Shqipëria, Andorra, Armenia, Azerbajxhani, Malta, Moldavia, Skotlanda, Gjibraltari, San Marino dhe Uellsi.

Kosova U20 do të marrë pjesë në FIBA U20 Kampionatin Evropian, Divizioni B në Tbilisi të Gjeorgjisë prej 10 deri më 19 Korrik 2020.

Kosova U18 do të garojë në FIBA U18 Kampionatin Evropian, Divizioni B që do të mbahet në Oradea të Rumanisë prej 24 Korrik deri më 2 Gusht 2020.

Kosova U16 do të garojë në FIBA Kampionatin Evropian, Divizioni C në Prishtinë prej 12 deri më 19 Korrik 2020.

Ndërkaq në konkurrencën e femrave, Kosova do të marrë pjesë me dy ekipe, U16 dhe U20, si dhe në të dyja në Divizione B.

Kosova U16 do të garojë në FIBA U16 Kampionatin Evropian, Divizioni B që do të organizohet prej 17 deri më 26 Korrik 2020 në Sarajevë të Bosnje e Hercegovinës.

Kosova U20 do të marrë pjesë në FIBA U20 Kampionatin Evropian, Divizioni B në Ramat Gan të Izraelit prej 8 deri më 16 Gusht 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat