Dushku: FBK është e vendosur në masivizimin e basketbollit femëror

Basketboll

Dushku: FBK është e vendosur në masivizimin e basketbollit femëror

Më: 12 nëntor 2019 Në ora: 10:19
Dushku: FBK është e vendosur në masivizimin e basketbollit femëror

Bordi i FIBA Evropës në mbledhjen e mbajtur në Cologne të Gjermanisë ka marrë vendim që të vazhdojë me Programin e Vajzave (Kampanjën 'Her Horld, Her Rules') edhe për dy vite të tjera, me mbështetje prej 1 milion euro për këtë projekt në total.

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) është pjesë e Programit të Vajzave të FIBA Evropës tash e dy vite dhe atë me mjaft sukses është duke e implementuar këtë projekt, ku FIBA Evropa pas evaluimit të vitit të parë të projektit të FBK-së, ka vendosur që të vazhdojë mbështetjen edhe për një vit tjetër për Federatën e Basketbollit të Kosovës, e cila ka arritur që të rrisë numrin e vajzave të reja që e praktikojnë basketbollin, dhe njëkohësisht duke e rritur edhe numrin e klubeve të femrave, ku FBK sivjet për herë të parë nga paslufta i ka krijuar dy liga të senioreve, Superligën e Femrave dhe Ligën e Parë të Femrave, që numërojnë secila nga 6 skuadra, derisa në Ligën U16 janë gjithsej 10 klube, dhe Liga U14 që zhvillohet në formë të turneve (çdo dy javë) i ka 4 ekipe.

Elvira Dushku - Sekretare e Përgjithshme e FBK-së:

“Federata e Basketbollit e Kosovës është e vendosur në masivizimin e basketbollit femëror, dhe mbështetja nga FIBA Evropa nëpërmjet projekteve të tilla si FIBA Europe Girls Program është rruga e duhur për të arritur këtë qëllim.

Ne do të vazhdojmë të mbështesim basketbollin femëror edhe në ngritje të cilësisë, sepse në një të ardhme të afërt duam të kemi ekipe nacionale cilësore dhe konkurrente me shtetet tjera të rajonit dhe këtë mund ta arrijmë vetëm me punë dhe përkushtim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat