Sigal Prishtina fiton bindshëm në Qipro

Basketboll

Sigal Prishtina fiton bindshëm në Qipro

Më: 12 nëntor 2019 Në ora: 19:49
Pamje nga ndeshja

Sigal Prishtina ka trumfuar në Qipro ndaj Apoel Nicosia me rezultat 80:107 (23:31, 23:21, 9:28, 25:27), në ndeshjen e katërt në Grupin C të FIBA Europe Cup.

Prishtinasit ishin të vendosur për të fituar dhe këtë e treguan në çerekun e parë, që e fituan 23:31. Sidoqoftë, perioda e dytë ishte më e barabartë dhe përfundon me rezultat 23:21 në të mirë të vendasve. Dallimi u bë në periudhën e tretë, ku bardhekaltrit e fituan 9:28 për të shkuar drejt një fitore të sigurt. Epërsinë e lartë e ruajtuën edhe në dhjetëminutëshin e fundit, që e fituan 25:27 dhe triumfuan në fund 80:107.

Dmitri Thompson ishte më i dalluari te vendësit me 22 pikë, gjashtë kërcime dhe katër asistime, derisa te Prishtina më i miri ishte Divine Myles me 31 pikë, gjashtë kërcime e gjashtë asistime.

Ai u ndihmua nga Mikaile Tmusiq me 23 pikë, Fahro Alihoxhiq me 15 pikë e 10 kërcime, si dhe Jonathan Wade me 13 pikë e shtatë kërcime. Sigal Prishtina nga katër ndeshje të zhvilluara ka dy fitore dhe dy humbje, derisa Apoel ka katër humbje në po aq takime të zhvilluara.

Në përballjen e ardhshme prishtinasit do të ndeshen me skuadrën gjermane, Bayreuth, më 20 nëntor në kryeqytet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat