Rahoveci pëson humbje në Bullgari

Basketboll

Rahoveci pëson humbje në Bullgari

Më: 12 nëntor 2019 Në ora: 19:53
Pamje nga ndeshja

Rahoveci ka pësuar humbje nga Academic Bultex 99 në Bullgari me rezultat 95:78 (25:21, 27:12, 21:23, 22:22) në Ligën Ballkanike.

Çereku i parë ishte i barabartë, megjithatë, vendësit e fitojnë 25:21. Dallimi u bë në periodën e dytë që e fituan bullgarët 27:12, duke arritur epërsi të lartë, që e ruajtën deri në fund.Vreshtarët u munduan në pjesën e dytë që të kthejnë rezultatin, por nuk ia arritën qëllimit. 21:23 ishte rezultati i çerekut të tretë dhe 22:22 ai i dhjetëminutëshit të fundit.

Te skuadra bullgare u dalluan Shakir Smith me 20 pikë, 5 kërcime e 5 asistime dhe Vasil Bachev me 19 pikë, 6 kërcime dhe 7 asistime, kurse te Rahoveci u dalluan Alban Veseli me 19 pikë dhe Justin Gray me 16 pikë.

Kjo ishte humbja e tretë për Rahovecin nga tri ndeshje të zhvilluara në BIBL, derisa Academic shënoi fitoren e parë në ndeshjen e parë për këtë edicion.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat