Tjetër ndalesë për Clippers, Antetokounmpo bën detyrën për Milwaukee

Basketboll

Tjetër ndalesë për Clippers, Antetokounmpo bën detyrën për Milwaukee

Më: 15 nëntor 2019 Në ora: 09:47
Milwaukee Bucks, Giannis Antetokounmpo

New Orleans i ka dhënë një leksion Clippers në ndeshjen e radhës në NBA, duke fituar 132-127.

Një ndeshje spektakolare mes dy skuadrave, ku herë kryesonte njëri ekip e herë tjetri. Gjithsesi, në fund triumfoi skuadra e Pelicans, ku u dallua Holiday me 36 pikë, mbështetur edhe nga Favors me 20 pikë e 20 rebound.

Fiton edhe Denver, që ruan pozitat në vendin e dytë në Perëndim, pas triumfit 101-93 ndaj Brooklyn. Më të mirët në fushë ishin Jokic e Harris, me nga 18 pikë secili.

Tjetër ndeshje e mirë për MVP-në e sezonit të fundit, Giannis Antetokounmpo, që falë 38 pikëve e 16 rebound i dha fitoren ekipit të Milwaukee. Skuadra e Bucks triumfoi 124-115 ndaj Chicago, ku për vendasit u dallua edhe Bledsoe me 31 pikë.

Ekipi i Phoenix mundi 128-112 Atlanta, ndeshje e dominuar nge Suns, me dyshen Oubre-Booker, që së bashku realizuan 57 pikë. Jashtë fushe fiton edhe skuadra e Miami, që mundi 108-97 ndaj Cleveland, ndeshje ku u dallua Nunn, me23 pikë.

NBA – Rezultatet e sotme

Cleveland – Miami, 97-108

Milwaukee – Chicago, 124-115

New Orleans – Clippers, 132-127

New York – Dallas, 106-103

Phoenix – Atlanta, 128-112

Denver – Brooklyn, 101-93

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat