Turneu i radhës në Pejë

Basketboll

Turneu i radhës në Pejë

Më: 15 nëntor 2019 Në ora: 11:47
Turneu i radhës në Pejë

Të shtunën do të zhvillohet turneu i tretë për U14 në konkurrencën e femrave, kësaj radhe në qytetin e Pejës.

Turneu organizohet nga Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK), që po i kushton shumë rëndësi gjeneratave të reja, derisa synon që të masivizohet edhe më shumë ky sport, në të dyja konkurrencat.

Turneu po mbështetet nga Sports Diplomacy nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës nëpërmjet programit "GSMP-Global Sports Mentoning Program”, Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport e Kosovës, FIBA Europe dhe nga Korporata “Rugove”.

Nga ora 11:30 do të takohen Peja DT me Junior 06, derisa nga ora 13:00 përballen Kastrioti me Kerasan Prishtinën. Takimet pritet të jenë interesante, ashtu siç ishin në Prizren dhe Ferizaj. Turneu do të zhvillohet më pas edhe në qytetet tjera.

Turneu zhvillohet nën moton e kampanjës së FIBA Europe Girls Program, "Her World, Her Rules".

FBK-ja shpreson se, me anë të turneve të tillë do të rritet edhe më shumë interesimi për basketboll dhe të ketë sa më shumë talente për të ardhmen.

Orari

E shtunë

11:30 Peja DT - Junior 06

13:00 Kastrioti - Kerasan Prishtina

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat