Kampioni mposhtet në Dallas

Basketboll

Kampioni mposhtet në Dallas

Më: 17 nëntor 2019 Në ora: 09:17
Pamje nga ndeshja

Kampioni në fuqi i NBA-së, Toronto Raptors ka pësuar humbje në udhëtim te Dallas Mavericks me shifrat 110:102, transmeton zeri.info 

Luka Doncic dhe Kristaps Porzingis shkëlqyen te Mavericks duke realizuar dyshifrorë të dyfishtë.

Doncic realizoi 26 pikë dhe 15 kërcime, kurse Porzingis realizoi 20 pikë dhe 15 kërcime. Ndërkohë, te Raptors më të dalluarit ishin Norman Powell me 26 pikë të shënuara dhe Fred VanVleet me 24 sosh.

Rezultatet: Chicago – Brooklyn 111:117, Indiana – Milwaukee 83:102, New York – Charlotte 102:103, Miami – New Orleans 109:94, Minnesota – Houston 105:125, Dallas – Toronto 110:102, San Antonio – Portland Trail 116:121, LA Clippers – Atlanta 150:101.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat