Të enjten zhvillohet xhiroja e parë e Kupës te femrat

Basketboll

Të enjten zhvillohet xhiroja e parë e Kupës te femrat

Më: 20 nëntor 2019 Në ora: 15:41
Ilustrim

Të enjten do të zhvillohet xhiroja e parë e Kupës së Kosovës në konkurrencën e femrave.

Në xhiron e parë do të pushojnë skuadrat e Superligës së Femrave, derisa në ‘aksion’ do të jenë skuadrat e Ligës së Parë. 

Ndeshja e parë do të zhvillohet ndërmjet Kerasan Prishtinës dhe United Basketboll. Ndërkohë, Vëllaznimi do të ballafaqohet me Sferën, kurse Drita me Vushtrrinë, që vlerësohet edhe ndeshja më interesante në këtë xhiro. 

Kjo xhiro zhvillohet është me sistem eliminimi dhe kush fiton kualifikohet në rrethin e ardhshëm. 

E enjte 

15:30 Kerasan Prishtina - United Basketball 

18:00 Vëllaznimi - Sfera 

19:00 Drita - Vushtrria

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat