Derbi i stinorit vjeshtor në Prizren

Basketboll

Derbi i stinorit vjeshtor në Prizren

Më: 22 nëntor 2019 Në ora: 13:54
Derbi

Të shtunën do të zhvillohet derbi i stinorit vjeshtor në Superligën e Femrave.

Bashkimi-Mabetex Prishtina është ndeshja kryesore e kësaj xhiro dhe e tërë stinorit vjeshtor. 

Bashkimi është skuadra e vetme me gjashtë fitore në gjashtë ndeshje të zhvilluara, kurse Mabetex Prishtina ka pesë fitore dhe vetëm një humbje, të pësuar pikërisht nga Bashkimi. 

Këto dy skuadra u ballafaquan edhe për Superkuë, ku fituan vashat prizrenase, që fituan edhe në përballjen e parë në këtë stinor të zhvilluar në kryeqytet. 

Ky takim mund të vendosë se kush do të jetë lider në renditje, andaj ballafaqimi në Prizren pritet të jetë shumë interesant. 

Pas gjashtë ndeshjeve, Bashkimi ka 12 pikë, kurse Mabetex Prishtina 11. Të shtunën do të takohen Trepça me Penzën. 

Skuadra mitrovicase ka grumbulluar tetë pikë, kurse ajo pejane dhjetë. Ndeshja e fundit është ndërmjet Vëllaznimit dhe Kastriotit. 

Vëllaznimi ka gjashtë humbje në gjashtë ndeshje, kurse Vëllaznimi një fitore dhe pesë humbje.

Superliga e Femrave - Java 7

E shtunë 

12:30 Trepça - Penza 

19:30 Bashkimi – Mabetex Prishtina 

E diel 

16:00 Vëllaznimi - Kastrioti

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat