Bashkimi shtang Prishtinën

Basketboll

Bashkimi shtang Prishtinën

Më: 24 nëntor 2019 Në ora: 12:19
Bashkimi shtang Prishtinën

Një ndeshje shumë interesante është zhvilluar në Prizren, ku Bashkimi ka mundur Mabetex Prishtinën me rezultat 74:70 (25:21, 24:21, 6:18, 19:10) në kuadër të javës së shtatë të Superligës së Femrave.

Ky ishte derbi i skuadrave më të mira për momentin në basketbollin femëror.

Sfida ishte interesante nga fillimi, derisa Bashkimi e fitoi çerekun e parë 25:21, kurse vashat prizrenase e fituan edhe periodën e dytë 24:21, duke shkuar në pushim me rezultat 49:42. Por, Prishtina nuk u dorëzua dhe në periudhën e tretë triumfoi 6:18, duke shkrirë epërsinë e skuadrës vendase dhe duke kaluar në epërsi. Dhjetëminutëshi i fundit vendosi fituesin dhe ishte mjaft dramatik. Madje, 1:30 minuta pa përfunduar ndeshja rezultati ishte 70:70, por në çastet e fundit më i vëmendshëm është treguar Bashkimi dhe fitoi 74:70.

Te Bashkimi u dalluan Saranda Daci me 20 pikë e 14 kërcime, Arbnore Përquku me 19 pikë, tri kërcime e pesë asistime dhe Aisha Balarabe me 18 pikë e 21 kërcime, derisa te Mabetex Prishtina u dalluan Marigona Rushiti me 18 pikë e gjashtë kërcime, Enxhi Xhanaj me 17 pikë, shtatë kërcime dhe nëntë asistime dhe Irma Konjusha me 17 pikë, pesë kërcime dhe katër asistime.

Bashkimi ka shtatë fitore në po aq ndeshje, duke e qenë skuadra e vetme pa humbje, kurse Prishtina ka pesë fitore dhe dy humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat