Ndalen Clippersat

Basketboll

Ndalen Clippersat

Më: 30 nëntor 2019 Në ora: 11:17
Ndalen Clippersat

Pas një starti jo në lartësinë e duhur, kampionët në fuqi të NBA, kanadezët e Toronto Raptors e janë rikthyer në formën më të mirë dhe kanë arritur të sigurojnë fitoren e 6 radhazi mbrëmjen e djeshme.

Kanadezët triumfuan me rezultatin 83-90 në “Amway Center” përballë Orlando Magic, në një sfidë ku vendasit ishin superiorë në gjysmën e parë, por në fraksionin e tretë Raptors fituan me rezultatin e thellë 12-26 dhe falë kësaj epërsie morën edhe fitoren në fund.

Norman Powell ishte lideri i Toronto Raptors në këtë takim me 33 pikë të shënuara dhe një asist, ndërsa një takim mjaft të mirë bëri edhe Vavvleet me 22 pikë, 5 rikuperime dhe 4 asiste.

Vazhdon me ecurinë fantastike këtë sezon edhe Los Angelse Lakers, që regjistroi fitoren e 10 radhazi dhe të 17-ën në vetëm 19 ndeshje të zhvilluara për këtë sezon, teksa mposhti me rezultatin e thellë 125-103 Washington Wizards.

Në “Staples Center” të Los Angeles, Lakers-at ishin fantastikë që në start, teksa arritën të fitojnë të tre fraksionet e para dhe të krijojnë një diferencë të madhe, që nuk u lëkund aspak nga humbja në fraksionin e fundit.

Anthony Davies me 26 pikë, 13 rikuperime dhe 2 asiste, ishte padyshim më i miri për Lakers, por nuk mbeti pas me performancën e tij as LeBron James, që shënoi 23 pikë, rikuperoi 3 topa dhe dha 11 asiste.

Seria prej 4 fitoresh radhazi e Los Angeles Clippers u ndal në transfertën ndaj San Antonio Spurs, ku vendasit fituan me rezultatin 107-93. Clippers, të udhëhequr nga Leonard, arritën të fitojnë fraksionin e parë, por humbën me diferencë dy të radhës, duke bërë të pamundur shmangien e disfatës.

Një sfidë spektakolare u zhvillua edhe në “Moda Center” të Portlandit, kur Trail Blazers mposhtën me rezultatin e ngushtë 107-103 Chicago Bulls. Këta të fundit e nisën mirë takimin, por vuajtën një “black out” në fraksionin e dytë, të cilin e humbën me 9 pikë diferencë dhe më pas e patën të pamundur përmbysin rezultatin.

Një prej skuadrave që ka qenë protagoniste e sezoneve të fundit në NBA, duke shkuar 5 herë radhazi në finale dhe fituar 3 prej tyre, Golden State Warriors është në krizë totale rezultatesh këtë sezon, teksa mbrëmjen e djeshme ka pësuar humbjen e 16 në 20 takimet e para.

Në transfertën ndaj Miami Heat, Warriors e nisën takimin në mënyrë katastrofike, duke humbur fraksionin e parë me rezultatin 41-21 dhe pavarësisht përpjekjeve për të reaguar, e patën të pamundur të shmangin disfatën e radhës.

Në sfidat e tjera, Philadelphia 76ers triumfuan 95-101 në transfertë ndaj Neë York Knicks, Indiana Pacers mposhti Atlanta Hawks 105-104 vetëm pas luajtjes së kohës shtesë dhe Oklahoma City Thunder fitoi 109-104 përballë New Orleans Pelicans.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat