Giannis një përbindësh

Basketboll

Giannis një përbindësh

Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 13:13
Giannis një përbindësh

Skuadra e Milwaukee dominon renditjen në Konferencën e Lindjes, pas fitores 132:88 ndaj New York Knicks, ndeshje e dominuar nga vendasit.Kjo është fitorja e 12-të radhazi për Bucks, ku sërish shkëlqeu Giannis Antetokounmpo, MVP i sezonit të kaluar.

Ai realizoi 29 pikë e 15 kërcime për vendasit.Fitore shënoi edhe skuadra e Chicago Bulls, që mundi 113-106 Sacramento Kings, sfidë ku diferencën e bëri LaVine me 28 pikë.

Jashtë fushe fiton ekipi i Indiana Pacers, 117-104 ndaj Memphis Grizzlies, sfidë ku diferencën e bëri kolektiviteti i Pacers.7 lojtarë të Indianas realizuan mbi 10 pikë (Brogdon 19 pikë më i miri).

Skuadra e Philadelphia, falë 26 pikëve të Harris, mundi 103-96 Utah Jazz, ndërsa Atlanta triumfoi 104-79 ndaj nënkampionëve të Golden State (Young 24 pikë).NBA – Rezultatet: Charlotte – Phoenix, 104-109Philadelphia – Utah Jazz, 103-94Atlanta – Golden State, 104-79Memphis – Indiana, 104-117Milwaukee – New York, 132-88Sacramento – Chicago, 106-113.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat