Mumini dhe Kurshumlija, nominohen për ndeshjen e rëndësishme në FIBA

Basketboll

Mumini dhe Kurshumlija, nominohen për ndeshjen e rëndësishme në FIBA

Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 10:59
Mumini dhe Kurshumlija, nominohen për ndeshjen e rëndësishme në FIBA

Gjyqtari i njohur i licencuar nga FIBA, Xhelal Mumini është nominuar për ndeshjen në FIBA EuroCup Women, që zhvillohet ndërmjet Hatay BB-WBC Enisey.

Ndeshja do të zhvillohet sot nga ora 16:00 në Turqi dhe është shumë e rëndësishme, pasi përballen vendi i parë me atë të dytë, ku do të përcaktohet se kush do të jetë lider i Grupit D.

Komisioner i ndeshjes do të jetë FIBA Instruktori Nacional i Gjyqtarëve të FBK-së, Faton Kurshumlija.

Kjo vjen falë punës së madhe të FBK-së me gjyqtarët vendorë, e që është duke u vlerësuar shumë lart nga FIBA Referee Department.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat