Historia e dhimbshme e popullit shqiptar të Kosovës në vitet e 90-ta, kur pushtuesi serb uzurpoi gjithçka në tokën tonë.
Sportistët tanë zhvilluan aktivitete në fusha të improvizuara dhe edhe aty pushtuesi serb i pengonte, i sulmonte, i merrte në bisedë informative e i dërgonte edhe në burgim.
Ish basketbollisti dhe ish kryetari i klubit Sigal Prishtina, Blerand Stavileci, kujton kohën e dhimbshme të sportit tonë.
“Foto nga Arkivi. Emocionuese dhe rrënqethëse. Edhe një formë e mbrojtjes së qenësisë tonë shqiptare dhe rezistencës ndaj pushtuesit serb.
Viti 1998.
Shkolla Fillore Iliria, Prishtinë.
Finalja e Kampionatit të Kosovës
Prishtina - Drita.
P.S. Kështu zhvilloheshin ndeshjet asokohe, duke u fshehur prej policisë. Unë isha 18 vjeç, më i riu në parket. Në pesëshen e parë të Prishtinës si pllejmejker dhe mbaja numrin 7”, shkruan Stavileci.