Peja fiton derbin e rivalëve të vjetër

Basketboll

Peja fiton derbin e rivalëve të vjetër

Më: 6 dhjetor 2019 Në ora: 10:34
Peja fiton derbin e rivalëve të vjetër

Peja ka fituar ndeshjen ndaj rivalit të vjetër, Trepçës me rezultat 90:79 (24:9, 23:25, 21:20, 22:25) në kuadër të javës së 15-të të Superligës së Kosovës në basketboll.

Pejanët e nisën ndeshjen më mirë dhe e fitojnë çerekun e parë 24:9. Por, lojë shumë më e barabartë u zhvillua në periudhën e dytë, ku mysafirët e përmbyllin në të mirë të tyre me rezultat 23:25. Edhe në periodën e tretë dy skuadrat ishin të barabarta në fushë dhe kjo pjesë përfundoi 21:20 për vendasit. Lojë interesante u zhvillua edhe në dhjetëminutëshin e fundit që e fituan mysafirët 22:25, por Peja fitoi në fund me rezultat 90:79, ku çereku i parë ishte vendimtar në fitoren e pejanëve.

Më të dalluarit te Peja në këtë ndeshje ishin Henrik Sirko me 24 pikë e 11 kërcime, Drilon Hajrizi me 16 pikë e gjashtë kërcime, Jordan Martin me 14 pikë e 12 kërcime dhe Albin Berisha me 13 pikë, kurse pikë dyshifrore te Trepça shënuan Dj Hanes 19, Imer Tahiri 15 dhe Besnik Azemi 12.

Peja tani ka shtatë fitore dhe gjashtë humbje, derisa Trepça dy fitore dhe 11 humbje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat