Luka Donçiç tejkalon rekordin e Majkëll Xhordanit

Basketboll

Luka Donçiç tejkalon rekordin e Majkëll Xhordanit

Më: 9 dhjetor 2019 Në ora: 15:24
Basketbollisti slloven Luka Donçiç

Basketbollisti slloven Luka Donçiç, me paraqitjet e tij të jashtëzakonshme, ka arritur të tejkalojë  rekordin e vendosur nga basketbolisti legjendar, Majkëll Xhordan. Edhe pse skuadra e tij pësoi disfatë 116-110 nga Sakramanto Kings, basketbollisti slloven shënoi 27 pikë, 8 asiste dhe 7 kërcime. Me këtë arritje, Donçiç, u bë basketbollisti i parë, i huaj, që në 19 ndeshje radhazi ka shënuar së paku 20 pikë, 5 asiste dhe 5 kërcime, duke tejkaluar Majkëll Xhordanin që ka një ndeshje më pak, me këtë ecuri. Tani Donçiç kërkon rekordin e Oskar Robertsonit që ka një seri prej 29 takimeve me efekt të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat