KB Trepça ka të ardhme të sigurt – shpallet kampione në nivel republikan për tri grupmoshat U-12, U-16 dhe U-18

Basketboll

KB Trepça ka të ardhme të sigurt – shpallet kampione në nivel republikan për tri grupmoshat U-12, U-16 dhe U-18

Nga: F.B Më: 11 dhjetor 2019 Në ora: 08:50
KB Trepça

Në drejtimin e ish-basketbollistëve Ilir Selman (për shumë vite edhe krye trajner i KB Trepça sendorët) dhe deri para ca kohëve basketbollisti aktiv Imer Tahiri, grupmoshat e reja të Klubit të Basketbollit “Trepça” në fund të pjesës vjeshtore janë shpall edhe zyrtarisht kampione në grupmoshën U-12, U-16 dhe U-18.

Këto rezultate padyshim janë fryt i punës së palodhshme të trajnerit Ilir Selmani dhe ndihmësit të tij Imer Tahiri, që pa kursim janë duke bartur dijen dhe përvojën nga loja e basketbollit tek gjeneratat e reja, që janë shumë premtuese.

“Ardhmëria e basketbollit në qytetin buzë Ibrit është e sigurt, kemi përbërje shumë të mira, në të tri grupmoshat individë që premtojnë shumë, nëse ia dalim që të krijojmë kushte dhe të i mbajmë ata në klub, këtë e dëshmon edhe plasmani i pjesës vjeshtore në të tri grupmoshat U-12, U-16 dhe U-18, bile U-16 ka pikët maksimale pa asnjë humbje” ka thënë trajneri Selmani.

Sipas tij dominimi i mitrovicasve dhe ngjyrave gjelbër e zi në garat e pjesës vjeshtore përvç në renditjet në vend të parë është konfirmuar edhe me rezultatet ku në shumicën e këtyre ndeshjeve janë fituar me mbi 50 pikë kosh-dallim.

Mitrovicasit me tri kategoritë(U-12,U-16 dhe U-18) janë shpall kampion vjeshtor ne nivel republikan, përderisa gjenerata U-16 ka 9 ndeshje dhe 9 fitore dhe nuk ka asnjë humbje, gjeneratat U-12 dhe ajo U-18 kanë nga 5 përkatësisht 8 fitore nga 6 gjegjësisht 9 ndeshje, që d.m.th kanë nga një humbje.

Është interesant se në të tru grupmoshat dallimi i përbërjeve të KB Trepça dhe skuadrave rivale ka qenë aq i madh, që dëshmohet me numrin e madh të pikëve zakonisht mbi 100 në një ndeshje dhe me kosha-dallim në fitore me mbi 50 pikë epërsi.

Trajnerët Selmani dhe Tahiri, ndonëse kanë shumë individë që ia vlejnë të dallohen dhe lavdërohen për kontributin dhe lojërat e tyre, me qëllim kanë potencuar kolektivitetin e skuadrave.

Mirëpo padyshim duhet përmendur një basketbollist me të ardhme të sigurt, 16-vjeçar-i Anes Gashi (anëtare edhe i përfaqësueses U-16) që u dallua në shumë ndeshje, ndërkohë që ka arritur rekord në këto grupmosha duke shënuar 80 pikë në ndeshjen kundër Ponte Prizrenit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat