Leonardi fiton me Clippers në kthimin e tij në Toronto

Basketboll

Leonardi fiton me Clippers në kthimin e tij në Toronto

Më: 12 dhjetor 2019 Në ora: 11:53
Kawhi Leonard

Kawhi Leonardi i shënoi 23 pikë dhe i shtoi gjashtë asiste e pesë kërcime në kthimin e tij në Toronto, përderisa mysafirët Los Angeles Clippers i mposhtën Raptors me rezultat 112:92 të mërkurën, në kuadër të NBA.

Leonardit, i cili e fitoi titullin e NBA me Raptors sezonin e kaluar para se të largohej si agjent i lirë, iu dhurua “Unaza e Kampionatit” në një ceremoni të organizuar para ndeshjes. Në stadium u shfaq edhe një video për nder të tij, përderisa tifozët e pritën me duartrokitje.

Lou Williams i shënoi 18 pikë dhe i arriti tetë asiste nga stoli për Clippers, të cilët i kanë fituar pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit. Patrick Beverley i Clippers e la ndeshjen për shkak të një goditjeje në kokë gjatë çerekut të tretë.

Pascal Siakam i shënoi 24 pikë për Raptors, të cilët i kanë humbur katër nga pesë ndeshjet e fundit. Norman Powell i shtoi 22 pikë të tjera.

Milwaukee Bucks 127 – New Orleans Pelicans 112

Eric Bledsoe i shënoi 29 pikë, përderisa nikoqirët Milwaukee e fituan ndeshjen e 16-të radhazi, përkundër mungesës së Giannis Antetokounmpos, kundër New Orleans.

Sacramento Kings 94 – Oklahoma City Thunder 93

Bogdan Bogdanovic e shënoi një trepikësh të rëndësishëm me vetëm 17.3 sekonda të mbetur në lojë për t’ia dhënë Sacramentos fitoren kundër Oklahoma Cityt.

Houston Rockets 116 – Cleveland Cavaliers 110

James Harden i shënoi 55 pikë për t’ia dhënë Houstin fitoren në Cleveland. Harden e mbylli ndeshjen me 20 goditje të sakta nga 34 tentimet e tij nga fusha, përderisa në trepikësh ishte i saktë në 10 nga 18 tentimet e tij.

Los Angeles Lakers 96 – Orlando Magic 87

LeBron James i grumbulloi 25 pikë, 11 kërcime dhe dhjetë asiste, duke arritur kështu “triple-double” për herë të gjashtë në këtë sezon, gjatë fitores së Los Angelesit kundër Orlandos.

Charlotte Hornets 113 – Brooklyn Nets 108

Indiana Pacers 122 – Boston Celtics 117

Utah Jazz 127 – Minnesota Timberwolves 116

Memphis Grizzlies 115 – Phoenix Suns 108

New York Knicks 124 – Golden State Warriors 112 (OT)

Chicago Bulls 136 – Atlanta Hawks 102

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat