Leonard shkëlqen ndaj ish-ekipit

Basketboll

Leonard shkëlqen ndaj ish-ekipit

Më: 12 dhjetor 2019 Në ora: 13:17
Leonard shkëlqen ndaj ish-ekipit

Los Angles Clippers fituan 112-92 ndaj Toronto Raptors në fushën e këtyre të fundit, ndeshje ku Kawhi Leonard u rikthye për herë të parë në Kanada, skuadër me të cilën u shpall kampion sezonin e fundit.Ylli i Clippers, mori fillimisht unazën e kampionit para fillimit të ndeshjes dhe më pas realizoi 23 pikë në parket, duke qenë më i miri për ekipin e tij.

Fitore shënoi edhe skuadra e LA Lakers, 96-87 ndaj Orlando Magic, takim ku shkëlqeu LeBron James, që realizoi një “triple double” (25 pikë, 11 rebound e 10 asist).

Sacramento triumfoi 94-93 ndaj Oklahomës në sekondat e fundit, me Hield që realizoi 23 pikë, ndërsa New York mundi 124-122 Golden State pas kohës shtesë, takim ku u dallua Morris, autor i 36 pikëve.Fitoi edhe ekipi i Milwaukee, 127-112 ndaj New Orleans, ndeshje ku u dallua Bledsoe, autor i 29 pikëve. Në këtë ndeshje, MVP i sezonit të fundit, Antetokounmpo, ishte pushim, por mungesa e tij nuk u ndie.

NBA – Rezultatet e sotme

Cleveland – Houston 110:116

Indiana – Boston 122:117

Orlando – Lakers 87?96

Toronto – Clippers 92:112

Brooklyn – Charlotte 108:113

Chicago – Atlanta 136:102

Minnesota – Utah Jazz 116:127

Phoenix – Memphis 108:115

Milwaukee – New Orleans 127:112

Sacramento – Oklahoma 94:93

Golden State – New York 122:124

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat