Fundi i stinorit vjeshtor në Ligën e Parë

Basketboll

Fundi i stinorit vjeshtor në Ligën e Parë

Më: 12 dhjetor 2019 Në ora: 15:41
Fundi i stinorit vjeshtor në Ligën e Parë

Të enjten dhe të premten do të zhvillohet xhiroja e nëntë apo e fundit sa i përket stinorit vjeshtor në Ligën e Parë në basketboll.

Vëllaznimi është skuadra e vetme që në shtatë ndeshje ka shënuar shtatë fitore, duke qenë skuadra e vetme pa humbje. Skuadra kuqezi do të sfidohet nga Prishtina e Re, që ka katër fitore dhe tri humbje. Palestra “Shani Nushi” pritet të jetë e mbushur me adhurues të basketbollit.

Istogu që ka katër fitore dhe tri humbje do të përballet me Vushtrrinë. Vushtrriasit kanë dy fitore dhe pesë humbje deri më tani.

Takim interesant pritet të zhvillohet ndërmjet Kerasan Prishtinës dhe Dritës. Prishtinasit kanë tri fitore dhe katër humbje, kurse gjilanasit katër fitore dhe tri humbje.

Ndeshja e fundit do të zhvillohet ndërmjet AS Prishtinës dhe Boreas. Prishtinasit kanë pesë humbje dhe dy humbje, kurse pejanët një fitore dhe gjashtë humbje.

Liga e Parë - Java 9

E enjte

20:00 Vëllaznimi - Prishtina e Re

E premte

17:00 Istogu - Vushtrria

18:30 Kerasan Prishtina - Drita

20:00 AS Prishtina - Borea

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat