Harden shkëlqen me 54 pikë

Basketboll

Harden shkëlqen me 54 pikë

Më: 14 dhjetor 2019 Në ora: 12:49
Harden shkëlqen me 54 pikë

James Harden e pati një tjetër superparaqitje dhe Houston Rockets arritën të sigurojë fitore me rezultat 130:107 kundër Orlando Magic, të premten në kuadër të NBA.

Dy net pasi arriti t’i shënojë 55 pikë dhe t’i bëjë tetë asiste në Cleveland kundër Cavaliers, James Harden kontribuoi me 54 pikë dhe shtatë asiste për t’i mposhtur Magic, që i kanë humbur tri ndeshjet e fundit.

Nga këto 54 pikë, 30 erdhën nga dhjetë trepikëshat e shënuar të Harden. Kjo është hera e pestë në këtë sezon që Harden arrin t’i shënojë 50 apo më shumë pikë brenda një ndeshjeje.

Russell Westbrook kontribuoi me 23 pikë, shtatë kërcime dhe gjashtë asiste, Ndërsa te Magic më i miri ishte Evan Fournier me 27 pikë dhe pastaj Aaron Gordon me 21 pikë.

Los Angeles Lakers 113 — Miami Heat 110

LeBron James kontribuoi me 28 pikë, 12 siste dhe nëntë kërcime, përderisa mysafiri Los Angeles arriti ta mposhtë Miamin për ta siguruar fitoren e gjashtë radhazi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat