Përballje dramatike, Ponte Prizreni fiton derbin e fqinjëve 

Basketboll

Përballje dramatike, Ponte Prizreni fiton derbin e fqinjëve 

Më: 15 dhjetor 2019 Në ora: 12:19
Përballje dramatike, Ponte Prizreni fiton derbin e fqinjëve 

Ponte Prizreni ka shënuar fitore ndaj Rahovecit me rezultat 92:88 (29:19, 18:20, 18:24, 27:25) në kuadër të javës së 17-të të Superligës së Kosovës në basketboll.

Ndeshja ishte shumë interesante dhe dramatike deri në fund, derisa në fund fituan vendasit me katër pikë dallim.

Prizreni e nisi ndeshjen mirë, duke fituar çerekun e parë 29:19, derisa lojë më e barabartë ishte në periudhën e dytë, që e fituan mysafirët 18:20. Rahoveci ishte më i mirë edhe në periodën e tretë 18:24, duke e bërë ndeshjen më interesante deri në çastet e fundit, ku mysafirët afruan rezultatin në 90:88, por pa arritur të bëjnë më shumë dhe Ponte Prizreni fitoi me shifrat 92:88.

Te Ponte Prizreni u dalluan Malcom Canada me 26 pikë, katër kërcime dhe shtatë asistime, Ty Nichols me 22 pikë e pesë kërcime dhe Urim Zenelaj me 16 pikë e 19 kërcime, derisa te Rahoveci u dallua dyshja Darell Davis me 27 pikë, tetë kërcime dhe pesë asistime, si dhe Joshua McFolley me 27 pikë.

Ponte Prizreni tani ka nëntë fitore dhe shtatë humbje, kurse Rahoveci 11 fitore dhe katër humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat