Peja mposhtet në Bullgari

Basketboll

Peja mposhtet në Bullgari

Më: 17 dhjetor 2019 Në ora: 19:32
Peja mposhtet në Bullgari

Peja ka pësuar humbje në udhëtim nga Academic Bultex 99 me rezultat 85:74 (18:18, 30:16, 17:20, 20:20) në Ligën Ballkanike.

Pejanët kishin mungesa si Arbër Berisha dhe Ergin Grosha, për shkak se nuk kishin mundur të pajisen me viza.

Ndeshja nisi e barabartë dhe çereku i parë përfundon me rezultat 18:18. Periudha e dytë ishte fatale për verdhezinjtë që pësojnë 30:16. Peja fiton periudhën e tretë e fiton 17:20, derisa ai i fundit përfundoi 20:20 dhe skuadra bullgare fitoi në fund me rezultat 85:74.

Shakir Smith ishte më i dalluari te skuadra vendase me 18 pikë, tri kërcime dhe shtatë asistime, kurse te skuadra pejane më i dalluari ishte Nigel Johnson me 26 pikë, gjashtë kërcime dhe katër asistime.

Academic Bultex ka pesë fitore në pesë ndeshje, kurse Peja dy fitore dhe tri humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat