Emocionet e basketbollit

Basketboll

Emocionet e basketbollit

Më: 20 dhjetor 2019 Në ora: 12:31
Emocionet e basketbollit

Në mesjavë janë zhvilluar ndeshjet e xhiros së tretë në Kupën e Kosovës në basketboll në konkurrencën e meshkujve.

Takimi më interesant ka qenë ndërmjet Vëllaznimit dhe Dritës, dy skuadra që garojnë në Ligën e Parë. Skuadra kuqezi kishte epërsi të thellë, por gjilanasit nuk janë dorëzuar dhe kanë barazuar rezultatin, duke bërë që fituesi të vendoset në vazhdime. Edhe në vazhdime ndeshja ka qenë shumë interesante dhe dramatike, derisa gjilanasit në çastet e fundit kanë fituar me rezultat 93:94.

Përballje interesante është zhvilluar edhe ndërmjet Megasportit dhe Kerasan Prishtinës, ku Megasport ka fituar me rezultat 80:78 dhe është kualifikuar në rrethin e ardhshëm.

Në xhiron e katërt është kualifikuar Prishtina e Re, që ka mundur Golden Eagle Ylli B, me rezultat 78:81.

Ndërkohë, Lipjani ka pësuar humbje të thellë nga Vushtrria me rezultat 92:51 dhe vushtrriasit janë kualifikuar në rrethin e ardhshëm, ku do të garojnë edhe katër skuadra të Superligës.

Xhiro 3

Vushtrria - Lipjani                          92:51

Vëllaznimi - Drita                          93:94

Megasport - Kerasan Prishtina         80:78

Golden Eagle Ylli B - Prishtina e Re 78:81

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat