Prishtina kampione vjeshtore në superligën e basketbollit, triumfon ndaj Yllit në Suharekë

Basketboll

Prishtina kampione vjeshtore në superligën e basketbollit, triumfon ndaj Yllit në Suharekë

Më: 20 dhjetor 2019 Në ora: 21:33
Pamje nga vendi i ngjarjes

Mbyllet ndeshja në “13 Qershori”, Prishtina triumfon ndaj Golden Eangle Ylli me rezultat finale në 79-89.

Tashmë ka përfunduar takimi ndërmjet Yllit dhe Prishtinës, duel ky që i takoi kryeqytetasve, pasi shumicën e kohës ishin më të vëmendshëm.

Kujtojmë se me këtë fitore Prishtina mban vendin e parë në tabelë me plotë 29 pikë të grummbulluara, ndërsa Ylli që aktualisht ndodhet në vendin e tretë ka 26 pikë.

Kësisoj, bardhë e kaltërit shpallen kampionë vjeshtor në edicionin 2019/2020.

Nesër zhvillohet edhe një tjetër ndeshje interesante, ku në “Mizahir Isma”, nënkampioni aktual Rahoveci e pret Pejën e këndellur së fundmi.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat