Drazheni që humbi jetën para 26 viteve, shqiptarët ende e përmendin

Basketboll

Drazheni që humbi jetën para 26 viteve, shqiptarët ende e përmendin

Nga: Kemajl Goca Më: 21 dhjetor 2019 Në ora: 13:39
Drazheni që humbi jetën para 26 viteve, shqiptarët ende e përmendin

Në periudhën e kaluar ka pasur sportist të dëshmuar shqiptar, që edhe sot përmenden nga gjeneratat e ndryshme. Një sportist tjetër, një ish basketbollist që nuk është shqiptar por kroat, Drazhen Petroviqi, që nuk është në këtë botë, i cili humbi jetën në moshën 28-vjeçare pikërisht me 7 qershor të vitit 1993, edhe sot përmendet nga gjeneratat e vjetra.

Është një veçori se Drazheni nga disa shqiptar të gjeneratës së vjetër ende e kujtojnë lojën e tij, një kohë sa ishte në Cibona të Zagrebit dhe pastaj kishte shkuar në Real të Madridit, për të shtegtuar në ligën më të fortë në NBA.

Në vitin 1992 Kroacia fitoi medaljen e argjendtë në Lojërat Olimpike që u mbajtën në Barcelonë. “Më 19 janar të vitit 1992, Kroacia u bë anëtare e FIBA-s.

Të nesërmen, më 20 janar u hodh shorti i kualifikimeve për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike të Barcelonës. Kroacia futet në Grupin C së bashku me Greqinë, Gjermaninë, Rumaninë, Portugalinë dhe Islandën”, kështu kanë shkruar edhe gazetat kroate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat