Raptors e bëjnë të pamundurën, të mundur – përmbysje historike ndaj Mavericks

Basketboll

Raptors e bëjnë të pamundurën, të mundur – përmbysje historike ndaj Mavericks

Më: 23 dhjetor 2019 Në ora: 10:19
Raptors e bëjnë të pamundurën, të mundur – përmbysje historike ndaj Mavericks

Toronto Raptors kanë shkruar historinë në NBA, duke bërë një nga përmbysjet më të mëdha ndaj Dallas Mavericks.

Kampionët aktual ishin në disavantazh prej 30 pikëve deri në fundit e çerekut të tretë, por rikthyen gjithçka falë shkëlqimit të Kyle Lowry.

Lowry në total shënoi 32 pikë, 23 prej tyre në 14 minutat e fundit – duke inspiruar ekipin e tij në një përmbysje të çmendur.

Raptors fituan në total 110-107 dhe tashmë kanë formë kanë rekordin 21-8, duke u renditur në vendin e tretë në Konferencën e Lindjes.

Kujtojmë se te Mavericks mungoi lojtari kryesor Luka Doncic, i cili po vuan një lëndim që do ta lë jashtë për disa javë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat