Houston triumfon me dyshen Harden-Westbrook

Basketboll

Houston triumfon me dyshen Harden-Westbrook

Më: 24 dhjetor 2019 Në ora: 10:46
Houston triumfon me dyshen Harden-Westbrook

Skuadra e Houston Rockets fitoi 113:104 në fushën e Sacramento Kings, duke u ngjitur në vendin e dytë në Konferencën e Perëndimit.Ekipi teksan e dominoi dhe fitoi me meritë ndeshjen, me dyshen Harden-Westbrook që së bashku realizuan 62 pikë.

Fitore të lehtë korri San Antonio, që mundi 145:115 Memphis, ndeshje e komanduar nga skuadra e Spurs.Aldridge me 40 pikë dhe DeRozan me 26 pikë e 10 asistime ishin më të mirët në fushë për skuadrën e San Antonio.

Rikthehet te fitorja skuadra nënkampione e Golden State, që mundi 113:104 Minnesotan, një nga mbrëmjet e pakta positive për Warriors këtë sezon.Russell me 30 pikë dhe Burks me 25 bënë diferencën në parket për Golden State. Mes skuadrave më të mira në Perëndim është edhe Denver, që sot fitoi 113:111 ndaj Phoenix, ndeshje me rivalitet deri në fund (Murray 28 pikë).

Nikola Jokiq realizoi një “Triple double”, me 22 pikë, 12 kërcime e 10 asistime.
Në Lindje, kampionët e Toronto u mundën 120-115 nga Indiana pas kohës shtesë, sfidë e fortë deri në fund. 30 pikët e Lowry për kanadezët mbetën për statistikë, ndërsa për Indiana u dalluan Warren e Turner, me nga 24 pikë secili.Pas 5 fitoresh radhazi ndalet skuadra e Utah Jazz, që u mund 107-104 nga Miami, sfidë ku u dallua Jimmy Butler, autor i 20 pikëve. 

NBA – Rezultatet
Cleveland – Atlanta    121:118    
Detroit – Philadelphia    109:125
Indiana – Toronto    120:115
New York – Washington    115-121
Orlando – Chicago    103:95
Miami – Utah Jazz    107:104
Memphis – San Antonio    115:145
Phoenix – Denver    111:113
Portland – New Orleans    94:102
Sacramento – Houston    104:113
Golden State – Minnesota    113:104

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat