Prishtina ka dy fjalë për Bujar Locin

Basketboll

Prishtina ka dy fjalë për Bujar Locin

Nga: K. G. Më: 28 dhjetor 2019 Në ora: 16:28
Prishtina ka dy fjalë për Bujar Locin. 

Klubi i basketbollit Sigal Prishtina emëron trajner të ri sllovenin Teo Hojç dhe ka dy fjalë për Bujar Locin.  

“Falënderojmë trajnerin e deritanishëm Bujar Locin - Bukin, për punën e palodhur që e ka bërë në skuadrën tonë, në njërin prej sezoneve më të vështira që ka pasur klubi vitet e fundit!

Bujar Loci me gjithë vështirësitë që kemi pasur në këtë edicion, arriti që ta bëj Sigal Prishtinën Kampion Vjeshtor si dhe ta fitoj Superkupën, dhe ta udhëheqë ekipin në Euro Cup me shumë dinjitet.

Bujar Loci tani e tutje do të ketë pozitë të re në klubin tonë, atë të ndihmëstrajnerit te parë”, bëhet e ditur nga klubi i basketbollit Sigal Prishtina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat