Final 8 i Kupës së Kosovës në Rahovec

Basketboll

Final 8 i Kupës së Kosovës në Rahovec

Më: 31 dhjetor 2019 Në ora: 11:05
Final 8 i Kupës së Kosovës në Rahovec

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) të hënën ka mbajtur mbledhjen e fundit për vitin 2019, ku ka shqyrtuar disa çështje aktuale në basketbollin e Kosovës.

Bordi i FBK-së ka vendosur që Final 8 i Kupës së Kosovës në basketboll të organizohet në qytetin e Rahovecit nga KB Rahoveci. Kupa do të organizohet nga 11 deri më 15 shkurt.

Gjithashtu është vendosur që Kuvendi i Punës së FBK-së të organizohet më 29 shkurt 2020 në Prishtinë, si dhe ka vendosur që të kërkojë nga të gjithë anëtarët e saj të organizojnë Kuvendet e tyre të Punës deri me datën 28 Shkurt 2020.

Ndër të tjera Bordi ka miratuar Raportin Financiar për vitin 2019, Planin e Veprimit për vitin 2020, Buxhetin për vitin 2020, Planin e Marketingut për vitin 2020, Projektin e Minibasketbollit për 2020-2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat