Barcelona e Reali kryesojnë renditjen

Basketboll

Barcelona e Reali kryesojnë renditjen

Më: 31 dhjetor 2019 Në ora: 13:16
Barcelona e Reali kryesojnë renditjen

Një trio në krye të renditjes së Euroleague në basketboll për meshkuj, pas përfundimit të ndeshjeve raundit të 16-të. T

urqit e Anadolu Efes si dhe spanjollët e Real Madrid dhe Barcelona kryesojnë renditjen me nga 13 fitore secila.

Anadolu Efes fitoi me lehtësi 99-79 ndaj Maccabi, me Micic që realizoi 23 pikë, mbështetur edhe nga Beaubonis me 22 pikë.

Skuadra spanjolle e Real Madrid triumfoi 87-75 në Athinë, duke mposhtur grekët e Panathinaikos (Randolph 22 pikë).

Nuk zhgënjen skuadra e Barcelonës, që mundi 90-80 ekipin tjetër grek të Olympiacos, ndeshje e dominuar nga katalanasit (Mirotic 21 pikë).

Fitore e vështirë për kampionët në fuqi të CSKA Moskë, që në fushën e tyre triumfuan 78-75 ndaj Armani Milano (Hackett 28 pikë).

Euroleague – Raundi i 16-të

CSKA Moskë – Armani Milano, 78-75

Anadolu Efes – Maccabi Tel Aviv, 99-79

Alba Berlin – Baskonia Gasteiz, 81-57

Panathinaikos – Real Madrid, 75-87

Villeurbanne – Khimki Moskë, 92-88

Zenit zt.Petërburg – Crvena Zvezda, 68-65

Fenerbahce – Valencia Basket, 98-100

Bayern Mynih – Zalgiris Kaunas, 73-98

Barcelona – Olympiacos, 90-80

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat