Largimi i vitit

Basketboll

Largimi i vitit

Nga: K.G Më: 1 janar 2020 Në ora: 13:57
Damir Mulaomeroviq

Basketbolli ka pasur një vit interesant, herë me rezultate të mira e herë të zbehta, por mbi të gjitha morën pjesë në garat e ndryshme ndërkombëtare qoftë me klube qoftë me Kombëtaren A dhe me grupmoshat tjera.

Largimi i vitit ka qenë selektori i Kombëtares së Kosovës A, Damir Mulaomeroviq. Ai u largua pasi që i përfundoi edhe kontrata dhe nuk iu vazhdua më.

Mulaomeroviq nuk përmbushi objektivat. Kosova në kualifikimet për Eurobasket përfundoi në vend të dytë me 5 pikë në grupin G, tri me pak se Britania e Madhe, mbetet pa u kualifikuar.

Kosova para kësaj gare, në kualifikueset ishte në grupin B por përfundoi me të gjitha humbje (4 humbje), ku ishte nëgrup me Maqedoninë e Veriut dhe Rumaninë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat