Spanja, kampione e botës në basketboll

Basketboll

Spanja, kampione e botës në basketboll

Më: 1 janar 2020 Në ora: 16:40
Basketbollistet spanjoll

Gjatë vitit 2019 u mbajt Kampionati Botëror i Basketbollit, ku spanjollët e mposhtën në finale Argjentinën. Vendi i tretë i takoi Francën, e cila e mundi Australinë

Kampionati Botëror ishte ngjarja kryesore e vitit 2019 në basketboll, shkruan Gazeta Express.

Gjatë vitit që e lamë pas, në Kinë u mbajt evenimenti më i rëndësishëm i basketbollit, ku fituese doli Spanja.

“Stuhia e Kuqe” e pati një rrugëtim perfekt në kompeticionin që u mbajt në Azi.

Spanjollët e mposhtën në finale Argjentinën me rezultat 95:75 në ndeshjen e zhvilluar në “Wukesong Sport Arena” në Pekin.

Ricky Rubio kishte shkëlqyer për ekipin fitues me 20 pikë, ndërsa Marc Gasol kishte shtuar 14 pikë, 7 kërcime e 7 asistime.

Kjo ishte hera e dytë që Spanja u shpall kampione e botës, duke e përsëritur suksesin e 13 vjetëve më parë.

Titulli i tyre i parë kishte arritur në vendin tjetër aziatik, Japoni.

Ky ishte triumfi i dytë për Gasol e Rudy Fernandez, të cilët ishin pjesë e ekipit që ishte shpallur kampion bote në vitin 2006.

Spanja iu bashkohet vendeve si Brazili, Jugosllavia, Bashkimi Sovjetik e Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që e kanë fituar këtë trofe më shumë se një herë.

Nga ana tjetër, Argjentina, e cila përfundoi në vendin e dytë, e bëri arritjen më të madhe që nga viti 2002, kur kishte përfunduar po ashtu si finaliste.

Argjentinasit e kishin fituar Botërorin në edicionin inaugurues, në vitin 1950.

Ricky Rubio u zgjodh basketbollisti më i mirë i turneut pas paraqitjeve mbresëlënëse.

Në ndeshjen emocionuese për vend të tretë, Franca me përmbysje e mundi Australinë me rezultat 67:59.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat