Ahmet Petrova mbështet financiarisht klubin shqiptar në Maqedoninë e Veriut 

Basketboll

Ahmet Petrova mbështet financiarisht klubin shqiptar në Maqedoninë e Veriut 

Nga: Kemajl Goca Më: 2 janar 2020 Në ora: 11:47
Ahmet Petrova mbështet financiarisht klubin shqiptar në Maqedoninë e Veriut 

Klubi i basketbollit Shkupi iu është mirënjohës Ahmet Hysenajt – Petrovës për mbështetjen financiare. Sponsori i sportit, një kohë të gjatë i klubit të hendbollit Kastriotit të Ferizajt meshkujt e femrat (ish kryetar), Petrova, vendosi që ta ndihmojë klubin e basketbollit Shkupi, që garon në Maqedoninë e Veriut.

Image

“KB Shkupi falënderon z. Ahmet Petrova për mbështetjen financiare që na i bëri.

Ky le të jetë një shembull për kompanitë shqiptare që janë në Maqedoni dhe se duhet të vetëdijesohen edhe ata të përkrahin rininë, sportin e klubet shqiptare.

I jemi mirënjohës pakufi Petrovës”, thuhet nga KB Shkupi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat