Kur Peja kishte dream team me Dardan Berishën në krye – shikoni pamjet

Basketboll

Kur Peja kishte dream team me Dardan Berishën në krye – shikoni pamjet

Më: 3 janar 2020 Në ora: 16:20

KB Peja për herë të fundit ka qenë kampion i Kosovës më 2013, mirëpo, ai titull mbahet në mend, qoftë për shkak të kualitetit të të ligës atë vit, qoftë për shkak të se Peja vërtetë kishte një dream team në radhët e veta.

Dardan Berisha ishte kthyer në Kosovë pas disa viteve karrierë në Poloni, kurse në Pejë ishte bashkuar me Samir Shaptahun, Gerti Shimën, Alban Veselin, kurse lojtarët e huaj po ashtu ishin shumë cilësorë dhe trajner ishte kroati Rudolf Jugo.

Peja në plejof fillimisht kishte mundur RTV 21, e më pas në finale kishte mundur edhe Sigal Prishtinën, ekip nga i cili kishte humbur në finale të Kupës.

Insporti ju sjell pamjet nga ndeshjet e asaj kohe dhe disa nga momentet kur Dardan Berisha dhe shokët shkëlqenin në parket në uniformat verdh e zi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat