Morina largohet nga Golden Eagle Ylli 

Basketboll

Morina largohet nga Golden Eagle Ylli 

Nga: K. G. Më: 3 janar 2020 Në ora: 17:39
Morina largohet nga Golden Eagle Ylli 

Klubi i basketbollit Golden Eagle Ylli nga Theranda konfirmon largimin e Altin Morinës. 

“Altin Morina largohet nga Golden Eagle Ylli për arsye "familjare".

Klubi ynë e njofton Altinin që njeherit kjo ishte mundësia e fundit që ne si klub i dhamë atij për të veshur fanellën tonë. Ne i urojme zgjidhje te problemeve "familjare" e personale.
Ne si klub assesi nuk jemi për pengimin e lojtareve për të luajtur basketboll, mirëpo kërkojmë që lojtarët të tregohen te sinqertë.

Ne i urojme Altinit rikthim sa me të shpejt në parket duke shpresu që ta gëzoj kontratën e re.
Sonte prezantimi i super rikthimit në vendlindje!”, njofton klubi therandas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat