Luaja bac luaja, presidenti i klubit, seks me dy basketbolliste

Basketboll

Luaja bac luaja, presidenti i klubit, seks me dy basketbolliste

Më: 4 janar 2020 Në ora: 16:53
Çmenduri apo jo, presidenti i klubit, seks me dy basketbolliste

Në Rumani konsiderohet si skandali i vitit dhe ka ndodhur në klubin e basketbollit të femrave ICIM Arad.

Stacey Nolan, trajneri amerikan i cili e ka drejtuar këtë skuadër gjatë sezonit 2016-2017, ka bërë të ditur se president i skuadrës Marcel Urban ka pasur marrëdhënie me dy lojtare.Në vitin 2017, kur tekniku amerikan u largua nga klubi dhe nuk kishte pranuar që të prononcohej mbi arsyet e këtij largimi.

Arsye të cilat i ka bërë të ditura tashmë për mediat rumune. Trajneri Nolan është shprehur se një e besuar në klub, e kishte informuar për një marrëdhënie treshe dhe intensive ndërmjet presidentit dhe dy lojtareve, emrat e të cilave janë Brankica dhe Adela.

“Duket e pabesueshme, por në një moment kur i bëra të ditur se njërën prej lojtareve nuk do ta aktivizoja për një ndeshje më kundërshtoi menjëherë”.“Për mua ishte e qartë se presidenti dhe këto dy lojtare kontrollonin ekipin dhe se kishin marrëdhënie së bashku. Mendoj se trajnerët nuk duhet të futen në raporte intime me lojtaret apo drejtuesit, pasi krijohet një atmosferë e papërshtatshme, për të punuar normalisht”, deklaroi tekniku amerikan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat