NBA: Toronto rigjen fitoren, Warriors në krizë

Basketboll

NBA: Toronto rigjen fitoren, Warriors në krizë

Më: 5 janar 2020 Në ora: 13:30
Foto ilustrim

Kampionët në fuqi të NBA, kanadezët e Toronto Raptors janë rikthyer te suksesi teksa kanë triumfuar me rezultatin e thellë 102-121 në transfertën ndaj Brooklyn Nets në “Barclays Centre” të New York-ut.

Kanadezët e nisën shumë keq takimin dhe humbën fraksionin e parë të lojës me 9 pikë diferencë, por më pas të udhëhequr nga dyshja VanVleet dhe Lowry, që shënuan 55 pikë së bashku, arritën të zhvillojnë në perfeksion tre pjesët e mbetura dhe të marrin fitoren.

Vijon momenti negativ i Golden State Warriors, që shënoi humbjen e katërt radhazi dhe të 28-ën sezonale, rezultate këto që e kanë lënë lënë në fundin e renditjes në Konferencën e Perëndimit.

Këtë herë Warriors u mposhtën në shtëpi me rezultatin 104-111 nga Detroit Pistons, që gjithashtu vinte pas tre humbjeve radhazi, por ia doli duke menaxhuar mjaft mirë 3 nga 4 fraksionet e takimit.

Fitore vetëm në fraksionin e fundit arriti të marrë edhe New Orleans Pelicans në transfertën ndaj Sacramento Kings, teksa rezultatin final ishte me vetëm dy pikë më shumë në favor të miqve 115-117.

Të udhëhequr nga Barnes që arriti të shënojë 30 pikë, Sacramento Kings dukej se po shkonin drejt fitores, pasi në përfundim të fraksionit të tretë ishin 3 pikë në avantazh, por Pelicans triumfuan në pjesën e fundit dhe përmbysën edhe rezultatin final.

Mjaft emocionuese ishte edhe përballja mes Dalas Mavericks dhe Charlotte Hornets, që u fitua nga këta të fundit me rezultatin 120-123, por vetëm pasi u luajtën edhe minutat shtesë të sfidës, pasi koha e rregullt prodhoi vetëm barazim.

Hornets patën kontrollin në 3 nga 4 fraksionet e kohës së rregullt, si dhe në kohën shtesë, ndërsa Dallas u zgjua vetëm në pjesën e tretë, ku falë një forme spektakolare të Doncic, fitoi me rezultatin e thellë 40-23, që gjithsesi nuk i mjaftoi për të shmangur humbjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat