Lakers i mposhtin Pistons falë 20 bllokimeve

Basketboll

Lakers i mposhtin Pistons falë 20 bllokimeve

Më: 6 janar 2020 Në ora: 12:53
Foto ilustrim

Anthony Davis i regjistroi 24 pikë, 11 kërcime dhe tetë bllokime për t’u ndihmuar Los Angeles Lakersave të regjistrojë fitore 106:99 kundër Detroit Pistons të dielën, në NBA.

LeBron James i shtoi 21 pikë, 14 kërcime dhe 11 asiste për ta arritur një “triple-double” për herë të nëntë këtë sezon, përderisa Lakers e siguruan fitoren e pestë radhazi. Los Angelesi i arriti 20 bllokime, një më pak sesa rekordi në NBA i vendosur nga Denver Nuggets më 9 prill të vitit 1982.

Derrick Rose i shënoi 28 pikë ndërsa rezervisti Sviatoslav Mykhailiuk i shtoi 14 pikë për Pistons, që humbën për të nëntën herë në 11 ndeshjet e fundit.

Miami Heat 122 – Portland Trail Blazers 111

Rezervisti Goran Dragic e arriti një “double-double” për herë të parë këtë sezon, me 29 pikët dhe 13 asistet e tij, përderisa Miami arriti ta mposhtë Portlandin.

Los Angeles Clippers 135 – New York Knicks 132

Montrezl Harrell i shënoi 34 pikë dhe Paul George e Lou Williams kontribuuan me nga 32 pikë, përderisa Los Angeles e mposhti New Yorkun, që kryesoi me një epërsi të madhe në çerekun e parë.

Memphis Grizzlies 121 – Phoenix Suns 114

Jonas Valanciunas i shënoi tetë nga 30 pikët e tij në çerekun e tretë, kur Memhpisi kaloi në epërsi të madhe dhe e mbrojti këtë epërsi kundër Phoenix deri në fund.

Minnesota Timberëolves 118 – Cleveland Cavaliers 103

Gorgui Dieng i regjistroi 22 pikë dhe 13 kërcime, përderisa mysafiri Minnesota arriti ta përmbysë epërsinë prej 25 pikëve të Clevelandit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat