Sezoni i Griffin drejt fundit të parakohshëm, lojtari pritet t’i nënshtrohet operimit

Basketboll

Sezoni i Griffin drejt fundit të parakohshëm, lojtari pritet t’i nënshtrohet operimit

Më: 7 janar 2020 Në ora: 07:32
Blake Griffin

Blake Griffin mund të mbyll sezonin më herët sesa e ka menduar.

Ylli i Detroit Pistons, Griffin, duket se nuk do t’ia dalë që të mbyll sezonin deri në fund.

Alo qendra e Pistons po përballet me një problem në gju, dhe pritet ta vizitojë një specialist për t’u konsultuar rreth operimit të mundshëm.

‘Clutchpoints’ bën të ditur se basketbollisti do të takohet me një specialist gjatë kësaj jave.

Gjashtë herë i përzgjedhuri për ‘All Star’ do të udhëtojë drejt Los Angelos, për të vizituar doktorin.

Me shumë gjasë, ky sezon do të marrë fund për të më herët sesa është pritur. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat