Antetokounmpo s’mjafton për Bucks

Basketboll

Antetokounmpo s’mjafton për Bucks

Më: 7 janar 2020 Në ora: 10:19
Antetokounmpo s’mjafton për Bucks

Milwaukee Bucks ndërprenë serinë e fitoreve radhazi në parketin e San Antonio Spurs, ku u dorëzuan 126-104. Paraqitja e Giannis Antetokounmpo, i cili e mbylli takimin me 24 pikë dhe 12 “rebound”, ishte e pamjaftueshme për të përballuar furinë e teksanëve, që punuan në mënyrë të shkëlqyer në grup. DeMar DeRozan shënoi 25 pikë e dha 7 asiste, me Patty Mils që shtoi edhe 21 pikë të tjera për Spurs.

Një pjesë e parë për t’u harruar u kushtoi shumë  Boston Celtics në “Capital One Arena” përballë Washington Wizards. 99-94 fituan të zonën e shtëpisë, në radhët e të cilëve spikati me 27 pikë Ish Smith, ndërsa për Cetlics nuk mjaftuan 23 pikë e 12 “rebound” të Jaylen Brown.

Ndalen pas pesë sukseseve radhazi Oklahoma City Thunder, që u dorëzuan përballë Philadelphia 76ers 120-113. Me statistikat më të mira, 24 pikë e 15 “rebound”, ishte Adams i Thunder, por më shumë vlerë morën 23 pikët e Richardson, më rezultativi në radhët e 76ers, ku plot 6 basketbollistë arritën numër dyshifror pikësh.

Dhuron spektaklin e radhës Luka Doncic, që në përballjen mes Dallas Mavaricks dhe Chicago Bulls (118-110) realizoi “triple double”-in e 11-të në këtë sezon, duke shënuar plot 38 pikë, dhënë 10 asiste dhe kontrolluar 11 topa. Për Bulls për pak e mbyll me “double dooble” takimin Markkanen, autor i 29 pikëve dhe 9 “rebound”.

I papërmbajtshëm Nikola Jokic në sfidën mes Denver Nuggets dhe Atlanta Hawks në shtëpinë e këtyre të fundit. 47 pikë, 8 “rebound” dhe 5 asiste ishin shifrat e basketbollistit serb, ndërsa Barton shtoi edhe 28 pikë të tjera për Nuggets.

Rezultatet:

Orlando Magic – Brooklyn Nets 101-89

Charlotte Hornets – Indiana Pacers 104-115

Washington Wizards – Boston Celtics 99-94

Philadelphia 76ers – Oklahoma City Thunder 120-113

Atlanta Hawks – Denver Nuggets 115-123

New Orleans Pelicans – Utah Jazz 126-128

Dallas Mavericks – Chicago Bulls 118-110

San Antonio Spurs – Milwaukee Bucks 126-104

Sacramento Kings – Golden State Warriors 111-98

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat