Xhejms Harden me “triple double” mund Atlantën

Basketboll

Xhejms Harden me “triple double” mund Atlantën

Më: 9 janar 2020 Në ora: 10:29
Foto ilustrim

Skuadra e Hjustonit, falë “triple double” nga Xhejms Harden, arriti që të mposht Atlantën me rezultat 122-115. Fitore në sekondat e fundit shënoi skuadra e Denverit, që mposhti 107-106 Dallasin, ku Donçiç realizoi 27 pikë e 10 asiste për Dallasin. Rikthehet te fitorja ekipi i Milluoiki, që mundi 107-98 Golden Stejtin. Tjetër ndeshje e mirë e AntetoKounmpo, që realizoi 30 pikë e 13 kërcime. Fiton edhe ekipi i San Antonio, që mundi 129-114 Boston, ndërsa Majami mposhti 122-108 Indianan, në një takim ku diferencën në fushë për ekipin nga Florida e bëri Herro me 19 pikë. Pas kohës shtesë fiton skuadra kampione e Torontos, që mundi 112-110 Sharlotin. Fitore të lehtë shënoi Nju Orlinsi, që mundi 123-108 Çikagon, ku shkëlqeu Ingram me 29 pikë e 11 asiste, ndërsa Juta Xhazi me rezultat 128-104 mundi Nju Jorkun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat